Dyert në Shtëpi të Bardhë s’i janë hapur kurrë – e as takime të niveleve të larta bilaterale në Uashington nuk ka: sepse ndalesa implicite.
Por, krejtësisht duke shkelur mbi fakte që janë kumtuar pafund herë publikisht nga zyrztarë të lartë amerikanë, Kurti nxori ‘të vërtetë të vet’.
“Kurrë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në se me qeverinë time”.
Kështu tha ai nga Ferizaji gjatë një tubimi zgjedhor: duke ngrerë kontraste të vetëstiluara me qeveritë e kaluara se marrëdhëiet me ShBA-në “ata i përdorni për pushtet…unë për shtet”.
Veç pakëz udhëtim në kohë: një vit.
Në mars të vitit të kaluar ishin artikuluar publikisht se ku qëndronin marrëdhëniet Kosovë-ShBA: kur ish-emisari amerikan për rajon, Gabriel Escobar, pa gjuhë të rafinuar diplomatike pati ngrerë vëmendjen se pse kjo qeveri s’pritet në Uashington.
“Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës dhe dikujt në administratën amerikane”.
“Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, pati thënë ai në Radion Evropa e Lirë.
Shefi i këtij të fundit, Jim O’Brien, në një shpërthim të paprecedentë ndaj Kurtit, pati premtuar “reciprokim mospartneriteti” po qe se qeveria kosvoare do të vazhdonte “të mos na trajtojë si partnerë”.
Tashmë në skenë është rikthyer edhe Richard Grenell: një dikush me marrëdhënie thellësisht të lënduara me Albin Kurti.
Në një deklaratë ekskluzove për Nacionale, Grenell na pati thënë marrëdhëniet Kosovë-ShBA janë në krizë: me referent Albin Kurtin.
“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë.
Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA (edhe Kosovë – BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër”, tha Richard Grenell për Nacionale.
Kurti s’i beson këto…
Sot nga Ferizaji i flaki tutje tërësisht: kurrë, tha ai, s’kanë qenë marrëdhëniet më të mira se gjatë qeverisjes së tij.
“Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar Kosova nga këto marrëdhënie më shumë se me ne.
Grantin mëtë madh e kem i marrë ne nga MCC, 202 milionë dollarë për bateri akumuluese”, tha Albin Kurti.
“E ata raportet me ShBA i përdornin për pushtet…ne i përdorim për shtet e jo pushtet. Për me ngjit shtetin lart e më lart”, tha ai.