Telenews

Kurti me sllogan për korrje-shirjet

Kryeministri  Albin Kurti, bashkë më Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kanë qëndruar sot në Malishevë për të parë nga afër korrje-shirjen e grurit të fermerit Asman Kryeziu.

Nga atje Kurti tha se ky vend ka qenë djerrinë e ku tashë është bërë një arë që ka nxjerr 260 metra kub grurë.

“E vizituam fermerin e suksesshëm dhe punëtor Asman Kryeziun, bashkë me Ministrin Faton Pecin dhe zëvendësin e tij Imri Demelezin, me ç’rast pamë korrje-shirjen e grurit në një vend që ka qenë djerrinë e prej së cilës paraprakisht janë nxjerrë 260 metra kub gurë. Siç e tha edhe fermeri Asman Kryeziu, djerrina me gurë është bërë arë me grurë dhe është në funksion të programit tonë që bukën e motmotit ta kemi tonën, pra buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë”, tha ai.

Ai premtoi se do të vazhdojnë edhe më tej me subvencionet në bujqësi.

“Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, siç edhe kemi premtuar, dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën, edhe plehun, edhe rendimentin me katër cent, këtë të fundit për kilogram, e në anën tjetër edhe i kemi zvogëluar jashtëzakonisht shumë dokumentet që i nevojiten bujkut tonë për të aplikuar për subvencione. Madje ka raste kur nga tri javë, aplikimi është shkurtuar në vetëm 30 minuta. Do të vazhdojmë me këto punë të mira, aq më tepër që ky duket të jetë viti me të cilën me prodhimtarinë e shtuar prej 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, do ta mbulojmë e tejkalojmë importin që e kemi patur prej 139 mijë ton grurë në vitin e kaluar”, tha tutje ai.

Përndryshe ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është referuar me sloganin “Buka e motmotit”, sezonës së korrje-shirjeve, teksa Kurti e krijoi një të ri “Buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë”.

Të ngajshme

Gërvalla tregon se a iu është drejtuar Kosova Serbisë për trupin e pajetë të Faton Hajrizit

Donat Hashani

Eksluzive: Dy të arrestuar për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit

Donat Hashani

Regjistrimi në UP, interesim i lartë për këto dy degë

Donat Hashani