Telenews

Kurti mirëpriti ish-Presidentin e Kroacisë, Stepjan Mesić

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti sot ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, Stepjan Mesić.

Kyeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar të Presidentit Mesić, i cili, gjatë fundviteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, doli publikisht në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Më vonë, nga pozita e Presidentit të Kroacisë, ai dha mbështetje të palëkundur për përpjekjen tonë për liri dhe pavarësi.

Në këtë takim të përzemërt, u evokuan momente të rëndësishme të dy popujve dhe u diskutua për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin në rritje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

U theksua rëndësia e thellimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, e posaçërisht në atë të mbrojtjes dhe sigurisë. U konstatua që gjendja në rajonin e Ballkanit është shumë më e mirë se para tri dekadave, por edhe që disa probleme janë të vjetra nga ajo kohë.

Të ngajshme

Ky është 46-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Lipjan

Erzana Fazliu

Me brohoritjet UÇK, UÇK dhe këngën “Mora fjalë” u pritën lojtarët serbë kur zbritën në fushë

Erzana Fazliu

Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Erzana Fazliu