Telenews

Kurti në Gjermani, flet për mundësinë e investimeve në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, u takua me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack, në Hannover, ku po merr pjesë në panairin “Hannover Messe 2025”.

Bëhet e ditur se temë kryesore e bisedës mes tyre ishte mundësia e investimeve në Kosovë, gjersa kryeministri e njoftoi atë mbi reformat e suksesshme dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati.

“Gjithashtu, u diskutua mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale. Kryeministri theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat e kompanive gjermane në themelimin e qendrave të inovacionit dhe trajnimit profesional në vend, në bashkëpunim me universitetet”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kurti e ftoi atë që ta vizitojë Kosovën për të njohur më gjerësisht potencialin për investime që ofron ajo.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 prill

Erzana Fazliu

“Acni Cent Ma Shumë” nesër aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës

KushtrimGuraj

Sipas Lushaku-Sadriu, këto janë tri të vërtetat e LDK’së

KushtrimGuraj