Telenews

Kurti në Kotorr, takohet me përfaqësues të SHBA-së dhe të BE-së

Kryeministri Albin Kurti përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, i cili do të zhvillohet në Kotorr të Malit të Zi.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, si dhe për çështjet rajonale të rëndësishme.

Gjithashtu, ai ka theksuar se do të kthehet edhe te gjendja e zbatimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.

“Unë jam në Kotorr të Malit të Zi, për takimin e 3-të këtë vit të BB6 mbi Planin e Rritjes së BE-së së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ne do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti në X.

Në fotografitë e publikuara duket se po merr pjesë edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, si dhe liderë të tjerë nga rajoni. Kjo pjesëmarrje e kryeministrit Kurti në këtë samit tregon përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe integrime evropiane.

Kryeministri Kurti të nesërmen do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”.

Ky samit, gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, po mbahet në Kotor të Malit të Zi nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.


source

Të ngajshme

Abdixhiku: Për katër vjet, Qeveria ka krijuar vetëm 2 kilometra rrugë të reja

KushtrimGuraj

Qeveria ndan mbi 1 milion euro për pagat e mësimdhënësve në Viti dhe Kamenicë

KushtrimGuraj

A do të rikthehet Melania Trump si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara?

Erzana Fazliu