Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me qytetarë në Prizren pasi do të prezantojë buxhetin për vitin 2023.
Në takim do të jetë edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ky takim sipas Zyrës së Kryeministrit do të mbahet në ora 15:00.
Kujtojmë se ditë më parë me 64 vota për në parim në Kuvendin e Kosovës është votuar buxheti prej 3.2 miliardësh për vitin 2023.