Telenews

Kurti në Shkup, me Mickoskin diskutojnë për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Shkup u prit nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ku diskutuan për një sërë çështjesh për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet në mes dy vendeve, përfshirë çështjet e fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.

Po ashtu nuk ka munguar diskutimi për lidhjet infrastrukturore midis dy vendeve, në veçanti pjesën e rrugës nga Shkupi deri në Bllacë në kufirin me Kosovën, por dhe për idenë e një rruge që do të lidhte Prizrenin me Tetovën.

Kryeministri maqedonas Mickoski theksoi dëshirën për të pasur marrëdhënie të sinqerta dhe të frytshme me Kosovën, ndërsa kryeministri Kurti falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen lidhur me përpjekjet e Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë takimit është folur edhe për mënyrën e trajtimit të presidentes Vjosa Osmani nga autoritetet e aeroportit të Shkupit, ku Mickoski ka shprehur keqardhjen e tij, ndërsa Kurti theksoi se do dëshironte që mos përsëriteshin situata të tilla dhe të zbardhen motivet e rastit.

Kryeministri Kurti vuri në dukje synimin për fuqizimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit të cilin ai e shikon si një platformë e vetme gjithpërfshirëse rajonale.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj