Telenews

KURTI NË TAKIM ME SHEFEN E ZYRËS GREKE NË KOSOVË, KËRKON SËRISH NJOHJEN NGA GREQIA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim njoftues shefen e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.
Teksa i dëshiroi mirëseardhje Vakali, kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të tyre nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve, thuhet në një komunikatë për media.
Tutje Kurti kërkoi që Greqia t’u bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ambasadorja Vakali tha se është e nderuar për detyrën që ka marrë dhe se Greqia është mike e sinqertë dhe e fuqishme e Kosovës. Edhe pse ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Greqia ka arritur të zhvillojë marrëdhënie bilaterale pa kurrfarë problem, theksoi Vakali.
Ajo u shpreh e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunimin bilateral. Ambasadorja e vlerësoi angazhimin e qeverisë për vlera demokratike dhe për rezultatet në luftimin e korrupsionit.
Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Vakali u pajtuan që duhet të vazhdojnë projektet e përbashkëta në arsim e kulturë dhe në organizimin e radhës të forumit ekonomik.
Ndryshe Kurti këtë kërkesë ndaj Greqisë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës,  e ka bërë edhe gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit.

Të ngajshme

Tentim vrasje në Viti – dy persona në pranga të Policisë

Valjeta Turkaj

“Kurrë më luftë”, Papa i ri mban fjalimin e tij të parë në Vatikan

Valjeta Turkaj

Nard Ndoka: Edi Rama e urren Kosovën, zgjedhjet sot do t’i fitojë Berisha

Valjeta Turkaj