Telenews

KURTI NË VIZITË NË BIK ME RASTIN E FITËR BAJRAMIT

Mëngjesin e së hënës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai është pritur nga myftiu, Naim Tërnava.
Kurti ka thënë se është kënaqësi që të takoj myftiun Tërnava dy vite pas përballjes me pandeminë COVID-19.
“Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve. Ishte kënaqësi të takohem me myftiun pas dy vjetëve për shkak të pandemisë që na u bë e pamundur vizita në festat e mëparshme. Me lutjet më të mira që të pranohet agjërimi, uroj që të ketë paqe, gëzim e lumturi për të gjithë njerëzit”, ka thënë Kurti.
Ai ka falenderuar BIK-un dhe Tërnavën për kontributin e dhënë për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“E falënderoj BIK-un myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin që kanë pasur për shoqërinë, shtetin e kombin, edhe pavarësinë dhe zhvillimin e shtetndërtimit të Kosovës”, ka thënë Kurti.
Më herët këtë mëngjes, Kurti kishte shprehur urimet e tij përmes një postimi në Facebook.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani