Kurti nesër për vizitë zyrtare në Tiranë 03/25/2023 Facebook Twitter/X Viber WhatsApp Email Threads Snapchat Kryeministri Albin Kurti të dielën do të zhvillojë disa takime në Tiranë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Sipas tij, Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të takohet me krerët institucionalë. “Kryeministri Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të ketë takime me krerë institucionalë”, ka thënë Kryeziu. Ndryshe, kjo vizitë vjen një javë pas marrëveshjes së arritur në Ohër.