Telenews

Kurti nga Amerika flet për mbledhjen e qeverisë: Vendosëm sanksione ndaj Rusisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e vazhdon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga atje, Kurti ka folur për mbledhjen e qeverisë që u mbajt të hënën, ku aty janë vendosur sanksione ekonomike për Rusinë dhe Bjellorusinë.
“Republika jonë është ndër të parat që është rreshtuar me botën demokratike në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse, pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë. Andaj, në raport me situatën atje, e në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe ShBA, vendosëm sanksione shtesë ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Vendosëm masa kufizuese edhe ndaj Grupit Wagner – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi”-tha Kurti.
Ai theksoi se janë vendosur edhe masa restriktive për terrorizëm disa organizatave.
“Me qëllim të mbrojtjes së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, vendosëm masa restriktive për terrorizëm ndaj ISIL (Da’esh), Al-Qaeda dhe personave fizikë dhe juridikë, subjekteve ose strukturave tjera të lidhura me to”- theksoi ai.

Të ngajshme

Studimi: Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu shkakton ngrohje të paprecedentë të deteve

Yllka Gashi

Arsenali bën blerjen e radhës, vjen 50-milionëshi

Yllka Gashi

Mbretëresha Camilla rrëfen vështirësinë e mbajtjes sekret të diagnozës së mbretit Charles

Yllka Gashi