Telenews

Kurti nga Franca: Heqja e masave të BE-së kundër Kosovës është vonuar shumë

kurti-nga-franca:-heqja-e-masave-te-be-se-kunder-kosoves-eshte-vonuar-shume

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi për takimin me Bruno Fuchs, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.

Kurti thotë se “diskutimi u përqendrua në hapat konkretë për të çuar përpara Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, si në BE ashtu edhe në Këshillin e Evropës”. Megjithatë, për këtë të fundit, mbetet kushti i dërgimit në Kushtetuese të draft statutit të Asociacionit.

Tutje Kurti në rrjetin “X”, shkruan: “Në veçanti, theksova se heqja e masave të BE-së kundër Kosovës është vonuar shumë dhe se ka ardhur koha që Kosova të marrë pyetësorin e anëtarësimit dhe të përparojë në statusin e kandidatit. Gjithashtu diskutuam mënyra të prekshme për të forcuar tashmë të fortën…”.

Të ngajshme

Maqedonci: Kosova po i përshtat strategjitë e sigurisë me zhvillimet globale

KushtrimGuraj

Serwer për takimin me Thaçin: Ishte një bisedë shumë e ngrohtë, që pasqyronte marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme që kemi pasur ndër vite

KushtrimGuraj

Edi Rama në Paris: Kosova është shtet, problem është Serbia

KushtrimGuraj