Telenews

Kurti nga stadiumi: Nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do t’na duhet një stadium më i madh

Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen.
Pas ndeshjes, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do t’na duhet një stadium më i madh.
“Mund të themi që përveq që s’kemi parë ndeshje kaq të bukur, nuk kemi shijuar as fitore kaq të këndshme. Nuk është i mjaftueshëm kapaciteti i stadiumit. Nëse vazhdojnë kështu të luajnë na duhet një stadium më i madh. Loja e sotme ka treguar që Kosova ka ekip të jashtëzakonshëm, i cili nuk do të kenaqet me pjesëmarrje, por me suksese më të mëdha”, tha Kurti.
Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.
Të dielën Kosova e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja.

Të ngajshme

I premtoi biznes në Kosovë, arrestohet për keqpërdorim të investimeve të një shtetasi të huaj

Yllka Gashi

Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia jep detaje

Yllka Gashi

Eskalon Neymar, kjo sjellje s’i ka hije një profesionisti

Yllka Gashi