Telenews

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Kurti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, shkruan IndeksOnline.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme” deklaroi Kurti.

Më herët, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri konfirmoi zyrtarisht se viktimat nga Kosova janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.

Të ngajshme

Erdogan uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Valjeta Turkaj

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Valjeta Turkaj

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Valjeta Turkaj