Telenews

Kurti nis konsultimet për qeverinë e re, takohet me Emilija Rexhepin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka njoftuar se ka nisur takimet konsultative me partitë politike të pakicave për formimin e qeverisë së re, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë ditës së sotme, Kurti u takua me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, njëherësh kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi.

“Rexhepi konfirmoi gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke mbështetur Kurtin në procesin e formimit të qeverisë së re”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kryeministri e falënderoi atë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e arritura, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të punëve në mandatin e ardhshëm.

Rexhepi ishte pjesë e Qeverisë Kurti gjatë mandatit të kaluar.

Seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës është caktuar më 15 prill. Nuk dihet nëse në të njëjtën seancë do të mund të formohet edhe qeveria. Lëvizja Vetëvendosje është në kërkim të numrave të mjaftueshëm. Në zgjedhje mori 48 deputetë. Duhet 61 vota për të caktuar kryeministrin. Glauk Konjufca u shpreh i bindur se LVV-ja i ka numrat e duhur.

Të ngajshme

Treni godet një automjet afër Drenasit, lëndohen dy persona

Valjeta Turkaj

Zbulohen mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroport

Valjeta Turkaj

Hill Side Residence aty ku besimi, rehatia dhe cilësia bashkohen

Valjeta Turkaj