Telenews

Kurti nuk u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për aksionin në MINT: Deklarohemi gjatë ditës

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas aksionit të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe arrestimit të dy zyrtarëve lidhur me “aferën e vajit dhe grurit”.

Kurti pas ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar’, nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“… Ju ftoj të gjithëve që nga sot, më datë 18 gusht të aplikoni për masën e tertë për efiçiencë të energjisë, 45 ditë do të jetë thirrja e hapur.

Për çështje të tjera jashtë efiçencës së energjisë që ju interesojnë deklarohemi sot gjatë ditës”, është shprehur kryeministri.

Të ngajshme

Zbulohet një vendbanim ilir në Lushnjë

Blearta

Pas eliminimit nga Real Madridi, Man City po e shqyrton të ardhmen e Guardiolës

Blearta

Gruda për Presidentin: VV-ja ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

Blearta