Telenews

Kurti paralajmëron Ministrin e Shëndetësisë: Duhet veprim urgjent, ekspeditiv…

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencë për media, ka bërë të ditur se në pjesën Veriore të Kosovës, pikërisht më datën 31 korrik dhe 1 gusht, në ditët kur ka filluar implementimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ka pasur prani të grupeve të armatosura me maska e uniforma.

Sipas tij këto grupe apo individ të caktuar kanë hyrë në vend përmes Serbisë.

“Është hera e parë që Vuçiç e konfirmon, që ne e kemi thënë qe një kohë. Kjo prezencë është e infiltruar në masë të madh nga territori i Serbisë, e cila është e konfirmuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, që është e infiltruar nga territori i Serbisë dhe i shfrytëzojnë pjesëtarët e xhandarmërisë në Kosovë apo edhe grupe kriminale që veprojnë në atë zonë”, ka treguar Sveçla pa u lëshuar shumë në detaje.

Më tej, Sveçla, ka treguar se kablloja me fibër optike që është vendosur në Veri të Kosovës, ka qenë shënjestër e sulmeve nga grupet e caktuara dhe është dëmtuar.

“Jemi dëshmitarë që gjendja e sigurisë në veri është plotësisht e ndryshme nga ajo çfarë e kemi trashëguar. Ndër ndryshimet ka qenë vendosja e sinjalit 044 dhe të IPKO-s, por edhe komunikimi me institucione të ndryshme, përmes shtrirjes së kabllos optike, që realisht ka qenë target sulmi nga kriminelët atje”.

Sipas tij kablloja me fibër optike për komunikim është infrastrukturë kritike dhe çfarëdo lloj dëmtimi i saj është vepër e rëndë penale.

“Institucionet tona po merren në vazhdimësi. Kur kemi informata më konkrete, se kush po e dëmton kabllon, do ta sjellim atë para drejtësisë e do të kërkojmë dënime të ashpra”, tha Sveçla.

Të ngajshme

Një i ndaluar për sulmin ndaj Klan Kosovës, AGK kërkon veprime ndaj të tjerëve

Rrezarta Ramaj

“Benitën jashtë me qit”? Një moment i Suanitës në dasmën e Aurorës po bën xhiron – a reagoi kështu për ish-banoren e BBVK-së?

Rrezarta Ramaj

SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasje, si u ndoq dhe u mor peng

Rrezarta Ramaj