Telenews

Kurti për Adem Demaçin: Njeri i madh, e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës

 

 

Sot në qytetin e Podujevës do të zbulohet shtatorja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thuri fjalë të mëdha për Demaçin.

“Sot jemi mbledhur për një homazh më shumë dhe një imazh më të ngurtë të njeriut tonë të madh, Adem Demacit”, tha ai.

Kurti tha se Demaçi prehet i qetë se jetoi përnjëmend.

“Njeri i madh, që e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës dhe në përvojë intime absolute”, tha ai.

Në fund, Kurti uroi pjesëmarrësit për festën e 28 nëntorit. /Telenews/

Të ngajshme

Njësia B2 ndalet për kontroll teknik– pas 2 mijë orë operim të pandërprerë, thotë KEK-u

Valjeta Turkaj

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

KushtrimGuraj

Familjet e prekura nga vërshimet në pritje të ndihmës nga komunat

KushtrimGuraj