Telenews

Kurti për CNN: Policia do të qëndrojë nëpër komuna, për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se policia do të qëndrojë afër ndërtesave të komunave në veri përderisa ka turmë të dhunshme jashtë saj.

Në një intervistë për CNN, Kurti tha se policia po ruan ligjin dhe rendin atje.

“Policia duhet të jetë në çdo komuna si në çdo komuna në republikën tonë. Janë gjithsej 38 komuna”, tha ai.

“Po, për sa kohë të jetë një turmë e dhunshme jashtë ndërtesës, nuk mund të kem vetëm pak policë. Më duhet të kem policë që ruajnë rendin dhe ligjin. Komuna është për të gjithë, e jo vetëm për bandat kriminale”, shtoi ai.

Të ngajshme

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj