Telenews

Kurti për këshilltare të Luginës e emëron ish-kryetaren e Komunës së Preshevës

Në prill të këtij viti, në Preshevë kishin nisur procedura për shkarkimin e kryetares së atëhershme, Ardita Sinani. Kërkesë që ajo të mos shkarkohet kishte bërë edhe kryeministri Kurti. Por pasi nuk arriti ta ‘shpëtojë’ Sinanin, Kurti e ka emëruar atë Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Ardita Sinanin, ish kryetaren e komunës së Preshevës.

Lajmin për emërimin e saj e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit për Komunikim Publik.

Në njoftim thuhet se “ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani”

“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, thuhet në njoftim.​

Kujtojmë që javën e kaluar, kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka zhvilluar takime me anëtarë e kryetarë të partive opozitare në Kosovë. Ai para se të vinte në Kosovë është pritur në takim edhe nga kreu i Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkaq më 5 shtator, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e vizituan Luginën, por ata nuk shkuan në Komunën e Preshevës. Sipas Shqiprim Arifit ky anashkalim i qëllimshëm ka një histori më të gjatë.

Ditën e vizitës, Arifi në “Frontal” të T7 tha se inatet e Qeverisë Kurti, të cilat, sipas tij, i nxit Liburn Aliu, janë shfaqur kur ai po bëhej kryetar i Preshevës, duke e rrëzuar ish-kryetaren Ardita Sinanin.

Të ngajshme

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani

Prokuroria deklarohet për vrasjen në Ferizaj, lëshohet urdhri për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë

Hafize Elshani