Telenews

Kurti për manipulimin e votave: Nuk ka amnisti, dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar në lidhje me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, duke thënë se nuk kanë amnisti komisionerët e individët që në mënyrë klandestinë janë përfshi në manipulimin e votave brenda subjekteve politike.

“Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund.  Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë”, tha shkruar Kurti.

Ai ka thënë se dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen.

“Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore. Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit. Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen”, shkruan Kurti.

Të ngajshme

Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D

Erzana Fazliu

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Erzana Fazliu

Pas situatës mes Limit dhe Dolces, vjen reagimi i parë i Edit

Erzana Fazliu