Telenews

Kurti për masat ndaj Kosovës: Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë as cinik, as të hidhëruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e Qeverisë e ka nisur duke folur për masat e propozuara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Ai është shprehur se BE-ja, tek Kosova e gjen partneritetin dhe aleatin e saj më të sinqertë.

Kurti tha se me raste mund të kenë qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, po siç u shpreh ai, asnjëherë as cinik dhe as të hidhëruar.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate”.

“Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj Qeverinë. Me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, po asnjëherë as cinik, as të hidhëruar. Nuk jemi as sot”, u shpreh ai.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj