Telenews

Kurti për Raportin e KE: Në vetëm dy fusha s’kemi progres, e meritojmë statusin e kandidatit për BE

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pasi ka pranuar raportin e Komisionit Evropian edhe zyrtarisht nga Shefi i Zyrës së  Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav.

Ai ka shkruar se sipas Raportit nga 37 fusha, në vetëm dy të tilla ka regres.

“Në asnjë fushë të vlerësuar nga kriteret themelore dhe EU Acquis nuk ka regres. Vetëm në dy fusha nuk ka progres, e në të gjitha të tjerat, 35 sosh gjithsej, ka progres, ku më shumë e ku më pak. Në 10 prej tyre kemi progres të mirë”, ka shkruar lideri i ekzekutivit.

Kurti po ashtu ka deklaruar se Raporti thekson angazhimin dhe përparimin e palëkundur në rrugën drejt integrimit në BE, si dhe përafrimin tonë me legjislacionin dhe vlerat Evropiane.

“Anëtarësimi në BE mbetet synimi strategjik i yni dhe gati dy vjet pas aplikimit tonë, është koha që Kosova të vlerësohet në kushte të barabarta për ta marrë statusin e kandidatit, të cilin e meritojmë”, ka shkruar lideri i ekzekutivit.

Të ngajshme

Maqedonci: Kosova po i përshtat strategjitë e sigurisë me zhvillimet globale

KushtrimGuraj

Serwer për takimin me Thaçin: Ishte një bisedë shumë e ngrohtë, që pasqyronte marrëdhënien e thellë dhe të qëndrueshme që kemi pasur ndër vite

KushtrimGuraj

Edi Rama në Paris: Kosova është shtet, problem është Serbia

KushtrimGuraj