Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pasi ka pranuar raportin e Komisionit Evropian edhe zyrtarisht nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav.
Ai ka shkruar se sipas Raportit nga 37 fusha, në vetëm dy të tilla ka regres.
“Në asnjë fushë të vlerësuar nga kriteret themelore dhe EU Acquis nuk ka regres. Vetëm në dy fusha nuk ka progres, e në të gjitha të tjerat, 35 sosh gjithsej, ka progres, ku më shumë e ku më pak. Në 10 prej tyre kemi progres të mirë”, ka shkruar lideri i ekzekutivit.
Kurti po ashtu ka deklaruar se Raporti thekson angazhimin dhe përparimin e palëkundur në rrugën drejt integrimit në BE, si dhe përafrimin tonë me legjislacionin dhe vlerat Evropiane.
“Anëtarësimi në BE mbetet synimi strategjik i yni dhe gati dy vjet pas aplikimit tonë, është koha që Kosova të vlerësohet në kushte të barabarta për ta marrë statusin e kandidatit, të cilin e meritojmë”, ka shkruar lideri i ekzekutivit.