Telenews

Kurti për sjelljen e Haradinajt në takim: Nuk duhet t’i lë pa punë analistët

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për media pas takimit me krerët e opozitës ka thënë se takimi ishte i mirë, për dallim prej asaj që thanë opozitarët pas takimit.

“Takimi ishte shumë i mirë. Ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz”, tha Kurti.

Ndërkaq, për lënien e takimit nga Haradinaj, Kurti tha se nuk e komenton dhe se këtë punë e bëjnë analistët.

“Për atë se kush, si sillet nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”.

Të ngajshme

Horoskopi ditor – 3 Gusht

Rrezarta Ramaj

Nata e fundit e “Sunny Hill”, Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa shkëlqejnë krah njëra-tjetrës

Rrezarta Ramaj

Ky është lokacioni ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj