Telenews

Kurti: Përherë mirënjohës NATO-s, vullnet i pathyeshëm dhe synim i pandryshueshëm që t’i bashkohemi

kurti:-perhere-mirenjohes-nato-s,-vullnet-i-pathyeshem-dhe-synim-i-pandryshueshem-qe-t’i-bashkohemi

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për vizitën që sot e kishte në Kosovë, sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte.

Kurti ka thënë se ka shprehur vullnetin të pathyeshëm për synimin e pandryshueshëm të Kosovës, e që është anëtarësimi në NATO.

“Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e viziton Kosovën për herë të parë në pozitën e tij të re. Vendi ynë është përherë mirënjohës NATO-s për kontributin e saj të pazëvendësueshëm për liri dhe rolin e saj të çmueshëm për siguri dhe paqe”.

“Falënderimin sot e shprehim përmes vullnetit të pathyeshëm dhe synimit të pandryshueshëm që t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike për të kontribuar për paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti të martën.

Sekretari i NATO’s do të niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vizitë tejet e rëndësishme pas riardhjes në pushtet të adminisratës Trump.

Të ngajshme

Pas ujdisë për armëpushim reagimet ruse të rezervuara

Valjeta Turkaj

Nga siguria e politika deri te Amerika në NATO – krejt çka tha Mark Rutte në Kosovë?

Valjeta Turkaj

Qeveria sot mban mbledhjen e radhës, këto janë pikat e rendit të ditës

Valjeta Turkaj