Telenews

Kurti përkujton viktimat e masakrave të 31 marsit 1999 në Pastasel të Rahovecit dhe Burim të Malishevës

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar masakrat e kryera nga Serbia në Pastasel të Rahovecit dhe Burim të Malishevës më 31 mars 1999, duke denoncuar krimet e kryera gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s.

Ai theksoi se këto akte brutale, që përfshinë vrasjen e qindra civilëve dhe shkatërrimin e pasurive, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë.

Kurti theksoi se këto krime duhet të shërbejnë si prova për aktakuza dhe dënime për krime lufte nga drejtësia e Kosovës, duke u angazhuar për mbledhjen e dëshmive përmes Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës.

Ai përfundoi duke e cilësuar përgjegjësinë për drejtësinë si një detyrë të përhershme.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 prill

Erzana Fazliu

“Acni Cent Ma Shumë” nesër aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës

KushtrimGuraj

Sipas Lushaku-Sadriu, këto janë tri të vërtetat e LDK’së

KushtrimGuraj