Telenews

Kurti përmend tri kërkesat ndaj Serbisë në dialog

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur tri kërkesat që i ka Kosova ndaj Serbisë në kuadër të procesit të dialogut për momentin.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se Serbia duhet të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, duhet të dorëzojë Milan Radoiçiqin, i dyshuar për agresionin në Banjskë dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq që e dërgoi vitin e kaluar në BE kundër Kosovës.

“Ne kemi një marrëveshje nuk bën ta harrojmë marrëveshjen që kemi, dialogu në Bruksel edhe me takimin e Ohrit  e ka sjellë marrëveshjen bazike, marrëveshja bazike e ka edhe aneksin e zbatimit. Por ajo çfarë duhet të bëhet është të respektohet, por tetë nga 11 nenet i ka shkelur Serbia, nuk mund ta harrohet një marrëveshje e të shkojmë te një marrëveshje tjetër pa e trajtuar se kush e  shkeli atë marrëveshje”.

“Interesi i Beogradit është të flitet për dialog, pa u fol për marrëveshje. Interesi i Beogradit është të thuhet që duhet ta kemi një marrëveshje në të ardhmen në mënyrë që të mos harrohet ajo nga e kaluara , para një viti e gjysmë ne kemi bërë një marrëveshje ajo çfarë insistojë unë është që të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mund ta mohojë se kemi bërë marrëveshje, le ta nënshkruajë atë, si dëshmi e vullnetit dhe qëllimit të mirë. Mirëbesimit ndërmjet palëve, dhe garanci legale për zbatimin, pa dyshim se kjo nënkupton edhe tërheqjen e letrës të Bashkimit Evropian që u kanë dërguar vitin e kaluar 27 vendeve anëtare ish kryeministrja e Bërnabiqit”

“Por njëkohësisht kërkojmë që Republikës së Kosovës t’i dorëzohet Radoiçiqi dhe kriminelët e tjerë që vranë Afrim Bunjakun që kanë aktakuzë këto janë tri çështje, tërheqja e letrës, dorëzimi i Radoiçiqit dhe nënshkrimi i marrëveshjes. Marrëveshje kemi, mos të harrojmë duhet të respektohet dhe zbatohet”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Zbulohet arsyeja pse Rama iu ul në gjunjë kryeministres së Italisë

Valjeta Turkaj

Liderët evropianë pozojnë për foton zyrtare në Samitin e Tiranës, Osmani në rreshtin e dytë

Valjeta Turkaj

Samiti Evropian, Haradinaj: Kosova të trajtohet si partnere e barabartë

Valjeta Turkaj