Telenews

Kurti përmes një video në gjuhën serbe, fton qytetarët e veriut të aplikojnë për vende pune

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një videoje në gjuhën serbe, ka ftuar qytetarët që të aplikojnë për 121 vende pune që ka shpallur Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica”, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka bërë me dije se konkursi për 68 vende mbyllet më 8 gusht, ndërsa për 53 vendet e tjera më 19 gusht.

Ai ka premtuar proces të bazuar në ligj dhe në meritë.

“Kompania ka ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar një process punësimi të bazuar në ligj dhe në meritë dhe fton të gjithë profesionistët të aplikojnë – veçanarisht gratë, pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë si dhe ata me përvojë në fushën e furnizimit me ujë. Personat e kualifikuar, veçanarisht ata nga komuniteti serb, duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u punësuar dhe për të kontribuar në vendin ku jetojnë”, ka deklaruar Kurti.

 

Të ngajshme

Mehmetaj: Mosvendosja e drejtësisë për sulmin në Kuvendin e Kosovës 9 vite më parë tregon problemet me të cilat ballafaqohemi sot

KushtrimGuraj

Arrestohet edhe një kosovar në Serbi derisa po vinte nga Gjermania?

Donat Hashani

Aksion i IPK-së dhe Prokurorisë: Arrestohen katër persona, mes tyre një kolonel policor

KushtrimGuraj