Telenews

Kurti: Po e doni “Zajednicën”, por “Zajednica” nuk kalon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka përgjigjur Tahirit në seancën e sotme parlamentare, në të cilën po diskutohet për themelimin e Asociacionit.

Kurti si e mori fjalën në foltore u shpreh se “Zajednica” nuk kalon, term i përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje për Asociacionin.

“E di që po e doni Zajednicën, po Zajednica nuk kalon, ju e keni pranuar, por unë nuk do ta zbatoj”, u shpreh Kurti.

Në lidhje me raportimin në Kuvend, ai tha se mund të diskutojmë në kuvend kur të doni vetëm duhet ta thirrni seancën.

“Unë jam i gatshëm të raportoj në kuvend kur të doni, vetëm thirrni seancën”, tha kryeminsitri, dhe përmendi se ka takuar të gjithë krerët e opozitës për të diskutuar për planin franko-gjerman.

Kryeministri Kurti tha se pos Kushtetutës dhe ligjit, tha se janë edhe pesë kushte tjera për themelimin e Asociacionit, shkruan Telenews.

“Pesë kushtet për të pranuar themelimin e Asociacionit janë që ai nuk bën të jetë monoetnik, reciprocitet për të drejtat e pakicave, shuarje e strukturave paralele dhe dorëzim i armëve, zbatimi në bazë të njohjes reciproke në përputhje me OKB-në, kur Serbia të ketë pranuar raportet dhe parimet ndërshtetërore me Kosovën dhe presidenti serb t’i tërheq pesë letrat që i ka dërguar në Spanjë, Sllovaki, Rumuni, Greqi dhe Qipro”, përfundoi kryeministri.

Të ngajshme

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Rrezarta Ramaj

Kuvendi mban seancë të enjten

Rrezarta Ramaj

Besimtarët nga Kosova nisen drejt qyteteve të shenjta të Islamit për kryerjen e umres

Rrezarta Ramaj