Telenews

Kurti: Prekazi me Epopenë e UÇK-së, është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Shefi i qeverisë tha pas homazheve se Prekazi me Epopenë e UÇK-së, është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare.

“Për çdo 28 nëntor ne kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë flamurin tonë dhe çlirimin Arbënor nga shekulli i XV, kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Ismail Qemajlin në Vlorë dhe Pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kurti.

“Këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë, flijimi, sakrifica , çmimi për lirinë që ne e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi për përgjegjësi institucionale e qytetare. Lavdi Jasharëve, lavdi kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qenë në Shqipëri për të marrë pjesë në festimet për përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai pas vizitës në pallatin e Kulturës në Vlorë, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, para gazetarëve tha se sot është ditë feste e krenarie, derisa shtoi se duhet të punojmë për idealet e synimet e Skënderbeut, nga Kruja; të Ismail Qemalit, nga Vlora e të Adem Jasharit, nga Prekazi.

“Shqiptarët kanë të përbashkët gjuhën, kulturën; e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja përmbushet pikërisht në këtë mënyrë”, deklaroi kryeministri Kurti.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj