Telenews

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Turqi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkisë metropolitane të Izmirit, dr. Cemil Tugay, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pasi i uroi mirëseardhje kryetarit dhe foli për lidhjen e veçantë të shqiptarëve me Izmirin, kryeministri në detyrë Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme, si dhe mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Turqisë për Kosovën.

Në takim u diskutua për mundësitë konkrete të thellimit dhe të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Izmirit dhe Kosovës në ekonomi, industri e ndërmarrësi, arsim e kulturë, teknologji e inovacion, sikurse edhe në bujqësi, mjedis e energji. Në këtë kontekst u përmend edhe roli i rëndësishëm i komunitetit shqiptar në Turqi dhe atij turk në Kosovë, si urë e fortë lidhëse ndërmjet dy vendeve.

Krahas potencialit për investime dhe tregti, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në një sërë fushash, veçmas në atë të mjedisit dhe të menaxhimit të mbeturinave.

Të ngajshme

Mali i Zi ofron gjysmë milioni euro për informacion mbi të arratisurin më të kërkuar në Ballkan!

Yllka Gashi

Kërçeli, Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton

Yllka Gashi

Në vazhdën e propozimeve për president, vjen ideja për Skënder Hysenin

Yllka Gashi