Telenews

Kurti pret në takim Escobarin

 

 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në ambientet e qeverisë për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Escobar është parë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Më herët gjatë 13 marsit, në nisje të vizitës së tij në Kosovë emisari amerikan u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai deklaroi se në ditët në vijim në Kosovë “do të takohem me shumë njerëz sepse ka shumë punë që duhet të bëhen”.

Gjatë ditës, ai po ashtu u takua me partitë opozitare në Kosovë.

Çështja e dinarit serb dhe tema të tjera pritet që Escobar t’i diskutojë me Kurtin.

Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se vendimi i autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb ishte “katastrofik” dhe “jokompetent”.

Ai tha se ShBA-ja nuk e konteston legjitimitetin e vendimit, por ka probleme me mënyrën e zbatimit dhe ndikimin që rregullorja e BQK-së ka në komunitetin serb.

Të ngajshme

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Rrezarta Ramaj

Flamuri i Austrisë ngritet në Komunën e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rasti i Arlinda Zekajt, në orën 16:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj