Telenews

Kurti pret në takim Latifin, e falënderon për punën si ministër

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim Rifat Latifin, i cili dha dorëheqje të enjten nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë”, thuhet në kumtesë.

Latifi në anën tjetër ka shprehur gatishmërinë e tij dhe është zotuar për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj