Telenews

Kurti pret në takim Sinanin: Mbështetja për Preshevën nuk ka munguar gjatë qeverisjes sonë

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin.

Teksa e ka e uruar për fitoren e saj, Kurti ka shtuar se vëmendja dhe mbështetja e Qeverisë së Kosovës gjatë mandatit të tij, për Preshevën “nuk ka munguar”.

“Mirëprita në Kryeministri kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.  E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit, më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë.

Vëmendja dhe mbështetja për Preshevën që nuk ka munguar gjatë qeverisjes sonë, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kemi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës: 30 qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institicional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit

KushtrimGuraj

E dyshuara për vrasjen në Ferizaj erdhi nga Franca për qëndrim të përkohshëm, dalin detaje

KushtrimGuraj