Telenews

Kurti pret në zyrë KB Pejën (FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë të enjtes priti në takim kampionen e Superligës së Kosovës në basketboll, Pejën.

Peja është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2022\2023 në Superligën e Kosovës në Basketboll, shkruan Telenews.al

Peja mposhti Trepçën me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Disa ditë pasi fituan titullin kampion, drejtuesit e klubit pejan dhe disa lojtarë të tjerë kanë vendosur ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në zyrën e tij në Qeveri.

Takimi ishte shumë i këndshëm për të dyja palët, teksa nuk munguan as batutat nga ana e kryeministrit, gjatë fotografimit me disa nga lojtarët e Pejës.

Të pranishëm ne këtë takim tek kryeministri Kurti ishin ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Përveq lojtarëve të KB Peja, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e këtij kluni Presidenti, Fatmir Gashi dhe zëvendës Presidenti Egzon Burri. \Telenews.al\

Të ngajshme

Kosova sonte përballet me Irlandën

KushtrimGuraj

KV Skenderaj Triumfon në Finalen Dramatike të Kupës së Pavarësisë 2024

KushtrimGuraj

Skandal në Mal të Zi, referi godet me trofe trajnerin nga Kosova [video]

KushtrimGuraj