Telenews

Kurti pret në zyrë një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuar në energji të ripërtëritshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit. Delegacioni udhëhiqej nga Eyal Waldman, Drejtues i Waldo Holdings, njëherësh Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.

ZKM thotë se “Kryeministri Kurti i njoftoi përfaqësuesit e kompanive me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik dhe demokratik krahas stabilitetit institucional që vendi ka shënuar në katër vitet e fundit”.

Sipas ZKM-së, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja.

“Kryeministri veçoi planet dhe investimet që vendi po bën në infrastrukturë, me theks në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, ku pas ankandit të suksesshëm me energji solare, dje u hap ankandi i ri për energji të erës me kapacitet 100MW”, përfundon njoftimi

Të ngajshme

Çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre kosovarë?

Valjeta Turkaj

Rasti “Banjska”/ Nën masa të rrepta sigurie të akuzuarit dalin para drejtësisë

Valjeta Turkaj

Zbatimi i ligjit, mbi 100 shtetas të huaj regjistrojnë adresat e qëndrimit në Kosovë

Valjeta Turkaj