Telenews

Kurti pret qytetarë ukrainas për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova është bërë shtëpi e dytë për ta

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në Qeveri qytetarë ukrainas të cilët veprojnë e jetojnë në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, për të cilët ka thënë se Kosova u është bërë shtëpi e dytë.

Kurti ka thënë se Kosova do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre, raporton Express.

“Le të triumfojë lufta e drejtë për liri, kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse. Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Ukrainën dhe të gjithë qytetarët e saj!”, ka shkruar Kurti.

 

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj