Telenews

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin austriak

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger.

Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin dhe angazhimin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

“Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Widinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ambasadori Weidinger veçoi raportet e shkëlqyera që gëzojnë dy shtetet tona, ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve në Kosovë dhe lidhjet e shumta njerëzore mes Austrisë dhe Kosovës, të cilat tha se janë të gjata dhe të vazhdueshme.

“Të dy kujtuan bisedat e shumta për tema të ndryshme e përtej politikës – për artin e kulturën, muzikën e filmin. Në  takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend. Kryeministri i uroi suksese në angazhimet e radhës”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj

Numërimi drejt fundit, LVV bie në 42.94 %, PDK 21.05% , LDK 17.63 %, AAK 7.18 %

Rrezarta Ramaj

Ademi pas fitores së Kosovës: Kjo fitore i dedikohet Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj