Telenews

Kurti publikon tetë profile të reja të mësimit dual, fillojnë në shtator

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar edhe 8 profile të reja të arsimit dual, të cilat do të fillojnë nga shtatori i këtij viti.

Ai ka shfaqur edhe një spot rreth këtyre profileve, derisa premtoi se nga shtatori i vitit të ardhshëm do të fillohet edhe me profile të reje.

“Nga shtatori, 8 profile të reja në arsimin dual: Rrobaqepësi; Automekanik; Metal përpunues; Përpunues i drurit; Instalues i ngrohjes dhe aklimatizimit; Instalues elektrik; Tregti me shumicë dhe pakicë dhe;  Estetist”, shkruan Kurti.

Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamerier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor, sipas tij, do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual.

“Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, shkruan kryeministri Kurti.

Të ngajshme

Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastrukturën energjitike në Riad

KushtrimGuraj

Sorensen informon zyrtarin e OKB-së për marrëveshjen në Prishtinë

KushtrimGuraj

Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare

KushtrimGuraj