Telenews

Kurti pyetet për bisedën telefonike Radoiçiq – Kusari-Lila: “Është luftë hibride”

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka informacione rreth bisedave të publikuara nga Paparaci ndërmjet Milan Radojiçiq dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kurti, e ka quajtur “luftë hibride”, publikimin e përgjimeve.

“Ju porsa e thatë se në këtë moment ka pasur një përgjim ndaj shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Unë kam përshtypjen se këto kohë do të intensifikohet lufta hibride ndaj Kosovës, Qeverisë sonë dhe Grupit tonë parlamentar dhe kryetares Kusari-Lilës. Këtë e kemi parë edhe në të kaluarën. Unë nuk pres shumëçka të re prej atyre të vjetërve të cilët problemin më të madh e kanë që sikurse në këto tri vite e gjysmë që ka pas sundim ligji, rend publik, integritet territorial, nuk i gjeni asnjëherë në Kosovën e pasluftës”, tha Kurti.

Sipas përgjimeve të publikuara, Millan Radojiçiq nuk dëshironte të bëhej pengesë për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë e informonte Mimoza Kusari-Lilën. Një përgjim mes Radoiçiqit dhe Kusari-Lilës dëshmon përpjekjen e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me shefin faktik të Listës Serbe.

 

Të ngajshme

Numërohen rreth 73% të votave, VV 43.09%, PDK 21.82%, LDK 17.98, AAK 7.63%

Rrezarta Ramaj

Numërohen mbi 40% e votave, kush po prin?

Rrezarta Ramaj

Limaj e kthen PDK-në parti fituese në Malishevë, ia bashkon me Drenasin dhe Skenderajn

Rrezarta Ramaj