Telenews

Kurti që dje dorëzoi “letrën e dorëheqjes” del në zyrë, thërret mbledhje të Qeverisë

Kryeministria e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të mbahet mbledhje e qeverisë.

Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Mbledhja vjen përkundër faktit se dje,  Kurti, ka dorëzuar letrën e dorëheqjes  së bashku me kabinetin qeveritar.

Në letër thuhet se Kurti dha dorëheqjen me ministrat për të bërë betimin si deputetë të Kuvendit.

Por seanca e djeshme e Kuvendit dështoi për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Partitë politike që deri së voni ishin në opozitë  vunë në dyshim dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se partitë e tjera politike, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe u rebeluan kundër betimit të deputetëve.

Ai tha se dështimi i seancës është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

Të ngajshme

“Do të doja që babai të jetë në burg tërë jetën” – letra e vajzës së Gjyljeta Ukellës te varri i nënës

Valjeta Turkaj

“Të ish-regjimit dhe të oligarkëve”, Kurti sulmon mediat në mbledhjen e qeverisë

Valjeta Turkaj

Irani thotë se e drejta e tij për të pasuruar uraniumin s’është e negociueshme

Valjeta Turkaj