Telenews

Kurti: Qëllimi ynë është i qartë, anëtarësimi në NATO

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se qëllimi i Kosovës është i qartë, e që është anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike.

Kurti tha se e di që në NATO janë katër shtete anëtare që s’e njohin Kosovën por që gjithmonë insiston në atë që është e drejtë.

“Ne kemi qëllim të qartë që të jemi pjesë e NATO-s, dhe Partneriteti për Paqe i NATO-s është një hap i parë.  E di se janë katër shtete mosnjohëse në NATO, por gjithmonë insistoj në atë se çka duhet dhe çka është e drejtë”, tha Kurti, raporton Express.

Tutje, shefi i qeverisë falënderoi NATO-n për kontributin 23-vjeçar në Kosovë, duke thënë se FSK është e gatshme të ndihmojë NATO-n.

“Qeveria ime dhe unë jemi të angazhuar që politikat tona të jenë në linjë me orientimin euro-atlantik. Dua t’a shpreh falënderimin tim ndaj NATO-s që për 23 vjet ka kontribuar në sigurinë e popullit të Kosovës.  FSK dhe pjesëtarët e tyre kanë arritur të ngrisin kapacitetet e tyre në bashkëpunim me NATO-n. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo operacion të NATO-s”, tha ai.

Të ngajshme

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë

Hafize Elshani

Konjufca: Mazhoranca s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Hafize Elshani

Arrestimi i pronarit të “shkollës online” në Gjilan, detaje të reja për operacionin policor

Hafize Elshani