Telenews

Kurti, Quint-it: S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pritën në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Ata kanë diskutuar për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

“Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të iu mundësonte shtetasve të Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.​

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj