Telenews

Kurti reagon pas sulmeve me raketa nga Irani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin me raketa të Iranit mbi Izraelin.

Ai ka thënë se i bashkohet qeverive të shteteve të tjera për të dënuar këtë sulm.

Kurti tha se rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Më tutje, ka shtuar se Izraeli e ka të drejtën ta mbrojë vetën.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti.

Të ngajshme

Nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë

Rrezarta Ramaj

Daku futet në zhveshtoren e skuadrës rivale, kaq kthjellët po e flet rusishten (Pamje)

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 20 gusht

Rrezarta Ramaj