Telenews

Kurti reagon pas vdekjes së Kadaresë

Albin Kurti ka thënë se me vdekjen e Ismail Kadares, shqiptarët humbën shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, ndërsa “bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.”

Në një nderim pas vdekjes, Kurti tha se arti dhe kultura shqiptare i kanë borxh të pamatshëm “oqeanit të mendjes” së Ismail Kaderesë.

I përkthyer në më shumë se 45 gjuhë dhe fitues i çmimeve më të mëdha letrare (Man Booker, Prince of Asturias, Jerusalem Prize), Ismail Kadare vdiq në Tiranë, të hënën më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare.

“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë”, tha Kurti. “Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë”.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj