Telenews

Kurti: Regjistrimi i popullsisë forcon pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka shpallur rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këto të dhëna janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit dhe se përfaqësojnë bazën për të hartuar politika të cilat adresojnë nevojat reale të qytetarëve.

Ai potencoi se regjistrimi forcon pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare dhe shënon një përparim të madh.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën pasi do të prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë ekonomive familjar e banesave në Kosovë. Publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, përben një komponent shtesë pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistikat në kohë janë me vlerë.

Regjistrimi është më shumë se mbledhje e statistikave është pasqyrë e atyre ku jemi sa jemi dhe si mund të ecim përpara. Janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit. Përfaqësojnë bazën për të hartuar politika të cilat adresojnë nevojat reale të qytetarëve. Ky regjistrim forcon pozitën tonë në arenën ndërkombëtare, shënon një përparim të madh për Kosovën”,u shpreh Kurti.

Të ngajshme

Berisha shkon në Gjermani, nuk do të paraqitet në SPAK

Erzana Fazliu

Drilon Rama pasi fitoi Big Brotherin: Do të bëhem kampion bote në Boks

Erzana Fazliu

Pse peshku është më i mirë se mishrat e tjerë?

Erzana Fazliu