Telenews

Kurti sërish thirrje ndërkombëtarëve: Denonconi aktet e Serbisë, oficerët të lirohen menjëherë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka bërë thirrje edhe njëherë drejt komunitetit ndërkombëtar të denoncojë aktet e tilla të Serbisë, pas rastit të fundit, ku tre zyrtarë policorë u kidnapuan nga forcat e njësisë speciale serbe.

Kurti në twitter thotë madje se, rrëmbimi i policëve brenda kufijve të Kosovës, janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar, transmeton klankosova.tv.

”Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj