Telenews

Kurti sërish u bën thirrje serbëve t’i konvertojnë targat në RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë t’i konvertojnë targat në  RKS.

Këtë deklaratë, shefi i qeverisë e tha pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë.

Ai shtoi se targat e stërvjetruara duhet që të konvertohen nga serbët.

“Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetruara që t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti pasi këtij aktiviteti do të presë në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila aktualisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Të ngajshme

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj

Mund të bëj çfarë të dua me të”, ylli francez shet trofeun e Kupës së Botës

Rrezarta Ramaj

Rrezarta Ramaj