Telenews

Kurti shkruan në “X” për takimin me Escobarin: Ia tregova hapat që kemi ndërmarrë për çështjen e dinarit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në platformën “X” për takimin me Escobarin.

Përmes një cicërime ai pohoi se falënderoi Escobarin për angazhimin dhe mbështetjen e ShBA-së, ndërsa shtoi se ekziston nevoja që t’i kërkohet llogari Serbisë për sulmin në Banjskë.

Veç kësaj, ai tha se e ka informuar emisarin special lidhur me hapat që ka ndërmarrë qeveria për çështjen e dinarit.

“Fantastike të takohesh me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e ShBA-së dhe nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin e Banjskës. Gjithashtu e informova për hapat që ka ndërmarrë qeveria dhe gatishmërinë për të mirëpritur sugjerimet”, shkroi ndër tjerash shefi i ekzekutimit.

 

 

Të ngajshme

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj